Bajerni ta dëgjojë mirë Hansi Flikun që pret rivalitet në Bundesligë

Kampionari gjerman, Bundesliga, nuk ka qenë domosdoshmërisht turneu më interesant në Europë, pavarësisht emrit të madh dhe stadiumeve të mrekullueshëm. Bajerni i Mynihut ka dominuar për 10 vjet me radhë duke fituar titullin, dhe në 8 sezonet e fundit e ka bërë me Robert Levandovskin. Gjithsesi, një ish-trajner i bavarezëve, sot në stolin e Gjermanisë, Hansi Fliku, bën një parashikim që nuk përkon me atë që ka ndodhur. “Pres një Bundesligë më të fortë, me më shumë rivalitet, – thotë ai, – natyrisht, Bajerni është ende skuadra më e mirë, por pretendentët e tjerë po forcohen”. Fliku gjithsesi nuk parashikon Dortmundin si rival kryesor, por përmend Lajpcigun dhe Leverkusenin.

Sfidanti.al