Trajneri Mikel Arteta e ka me nxitim dhe i duhet një kapiten sa më shpejt. Skuadra jep shenja të mira me afrimin e sulmuesit Gabriel Zhezus nga Mançester Siti, por nuk mund të shkohet “në luftë” nëse nuk ke një udhëheqës të deklaruar. Arteta ka menduar Martin Odegardin si njeriun e duhur, pasi këta vjet klubi dështoi për të gjetur një njeri për të qenë për shiritin. Atë e provuan Granit Xhaka apo Obamejang, sa për të përmendur dy emra, por pa sukses pavarësisht se të dy futbollistët kishin cilësi. Janë të largëta kohët kur kapitenë të Arsenalit ishin yje si Dejvid Simën, Toni Adams apo Patrik Vieira. Rasti më i fundit pozitiv është ai i Sesk Fabregasit që pastaj u largua tek Barcelona në 2011.
Sfidanti.al