Ten Hagu merr “bekimin” e Fergusonit, por jo “tharësen e flokëve”!

Në Angli është përdorur kjo shprehje gjatë kohës së “mbretërimit” të Sër Aleksit tek Mançester Junajtidi, duke pasur parasysh stilin e ashpër të skocezit në raport me lojtarë të ndryshëm. Ajo që ne në shqip e cilësojmë “dorë e hekurt” apo “dush i ftohtë” për anglezët është “tharëse e flokëve” (hairdryer), dhe kështu bënte Fergusoni. Trajneri i sotëm në “Old Traford”, Erik Ten Hag, thotë se është këshilluar me skocezin e madh kur vendosi për t’u bërë drejtues i “djajve të kuq”, ndërsa premton se do të kthejë suksesin e dikurshëm, ndonëse bën shaka duke thënë se “nuk do të më duhet tharësja e flokëve”.

Sfidanti.al