Milani jep ultimatum për De Ketelerin, por nuk i ka paratë e Lidsit

Me gjasë, vullneti i lojtarit mund të bëjë diferencën, ndonëse Bryzhi po përpiqet që ta bindë. Milani dhe Lids Junajtidi janë në garë për mesfushorin holandez, De Keteler, ndërsa Paolo Maldini thuhet se ka lëshuar një “ultimatum”, pra që klubi italian nuk mund të presë më shumë. Milani jep 28 milionë euro të sigurta plus 3 milionë euro me klauzola, një ofertë që mund të shkojë në diçka më lart, por jo shumë. Për momentin, Lidsi jep 37 milionë euro të sigurta, plus edhe miliona të tjera me klauzola. Të shikojmë se çfarë do të bëjë De Keteleri dhe vetë Bryzhi.

Sfidanti.al