Në Dortmund shqetësohen për shëndetin e Halerit, jo për 35 milionë eurot!

Kaq shkoi shpenzimi për ta marrë nga Ajaksi dhe ishte llogaritur si një nga sulmuesit kryesorë të ekipit, një pasardhës i Erling Halandit. Gjithsesi, Borusia e Dortmundit duhet të merret së pari me shëndetin e Sebastian Halerit, dhe pastaj të mendojë për kontributin e tij në fushë. Kjo, pasi lajmet janë që futbollisti 28-vjeçar është diagnostikuar me tumor në testikuj. Fillimisht, ai u ankua gjatë stërvitjes se nuk u ndje mirë, dhe pastaj iu bënë analizat që zbuluan tumorin. Menjëherë, klubi e ktheu Halerin nga kampingu stërvitor i Zvicrës në Gjermani për vazhdimin e analizave dhe përcaktimin e mjekimit.

Sfidanti.al