Levandovski i premton Barcelonës kthimin e kohëve të arta

Mbërriti në Majemi, u filmua nga klubi i tij i ri në plazhet e shquara të Floridës, ndërsa më pas pati takimin që e priste prej kohësh me shokët e skuadrës. Robert Levandovski është sërish një njeri i lumtur, pasi e arriti atë që deshi, u bashkua me Barcelonën që nga Bajerni, ndërsa u premtoi shokëve të ekipit si dhe presidentit Laporta, se do të bënte çmos që të kthente kohët e arta në “Kamp Nou”. Shpresa është e madhe që me rreth 40 apo më shumë golat e tij, Barcelona mund të luftojë për trofe, për La Ligën dhe për Championsin, diçka që ka vite që nuk ndodh.

Sfidanti.al