As sikur Bundesliga të kishte më shumë përfundime të tilla në ndeshje ku luajnë kampionët. Hofenhajmi fitoi simpatinë e gjithë Gjermanisë duke mundur Bajernin qiellor, veçse jo duke hapur garën për titullin kampion. Skuadra e trajnerit “bebe” Nagelsman (që tani në regjistrat e Uli Hënesit) triumfoi 1-0 me golin e shënuar shpejt nga kroati Andrej Kramariç, dhe nuk lejo t’i shpëtonte fitorja nga dora.
Nuk mund të thuhet se Karlo Ançeloti u kursye shumë, edhe pse futbollistët e tij duket se e kishin mendjen më shumë tek Reali sesa tek Hofenhajmi. Në fushë ishin Rafinja, Martinez, Humels, Alaba, Shabi Alonso, Roben apo Levandovski. Munguan vetëm Riberi (në pjesën e dytë), Nojer, Boateng dhe Tomas Myler.
“Druri” që hëngri në prani të mbi 30 000 shikuesve në stadiumin me emrin e gjatë “Virsol-Rain-Nekar-Arena”, nuk është se i bëri dëm bavarezëve, të cilët kanë 13 pikë epërsi ndaj Lajpcigut, edhe pse Rasenball nuk e ka luajtur ende ndeshjen e tij. Ançeloti po ecën me llogari, në mënyrë që të ketë energji edhe në Ligën e Kampionëve, edhe në Bundesligë, edhe në Kupën e Gjermanisë.
Sfidanti.al