Bajerni ndaj Union Berlinit, Tomas Myleri është titullar, por jo Mane!

Sulmuesi senegalez nuk është gati për 90 minuta pas një mungese të gjatë. Trajneri Julian Nagelsman nuk mundet që të rrezikojë me Sadio Manenë, edhe pse ndeshja ndaj Unionit të Berlinit është tepër e rëndësishme për sezonin në Bundesligë. Titullar pritet të jetë Tomas Myleri, edhe si një kërkesë faljeje për zëvendësimin jo të menduar mirë në ndeshjen e kaluar ndaj Gladbahut. Mendohet se nuk ka dyshime për mbrojtjen me 4 lojtarë ku De Ligt është titullar, dhe ku pritet të luajnë Blind apo Pavar.

Sfidanti.al