NBA, Klipers e Kings shënojnë 351 në ndeshjen e dytë me më shumë pikë!

U desh të vinte kjo mbrëmje që rekordi të rrezikohej për t’u thyer. Los Anxhelos Klipersat dhe Sakramento Kingsat zhvilluam ndeshjen e dytë me më shumë pikë në historinë e NBA-së, me miqtë që ia dolën në fund 176-175. Malik Monk shënoi 45 pikë, ndërsa De’Aron Foks arriti në 42 pikë dhe 12 asistë. E habitshme që Klipersat kryesonin 175-169 deri afër dy minuta para fundit, ndërsa patën gjuajtjen e fundit, por pa sukses. Leonard pati 44 pikë për vendasit, Pol Xhorxh arriti në 34 pikë, 10 topa në tabela e 10 asistë.

Sfidanti.al