Trajneri holandez ka ndërhyrë shpesh nëpër ndeshje duke ndikuar direkt në rezultat. Në Angli krijuan një statistikë pasi Antoni shënoi golin e fitores së Mançester Junajtidit ndaj Barcelonës. Sipas kësaj statistike, plot 19 gola të “djajve të kuq” këtë sezon janë shënuar nga zëvendësuesit, pra nga lojtarët që ka hedhur në fushë Erik Ten Hagu, duke qenë ekipi numër 1 i Europës. Napoli ka 17 gola nga zëvendësuesit, po aq sa Vijarreali, Barcelona ka arritur në 14 dhe Atletiko e Madridit 12.
Sfidanti.al