Emri i tij është Lovro Zvonarek, është vetëm 17 vjeç, dhe nuk ka luajtur për ekipin e madh të kryeqytetit. Nëse Kroacia pret që Zvonareku të jetë “Modriçi i ri”, Bajerni thotë “ju lumtë goja” dhe shpreson që ky adoleshent kroat të bëhet bazë e mesfushës për ekipin e së ardhmes. Zvonareku vjen nga Slaven Belupo, një nga ekipet modeste të Ligës së Parë kroate, dhe mori 2 milionë euro për kartonin e 17-vjeçarit. Futbollisti luajti vetëm 1 sezon në elitën e Kroacisë, por e tregoi veten duke qenë më i miri i ekipit dhe madje javët e fundit pati edhe shiritin e kapitenit.
Sfidanti.al