Në kryeqytetin e Francës e quajnë “Mulin Ruzh” (Moulin Rouge), dhe është zona që kudo në botë njihet si lagja e “dritave të kuqe”. Edhe në Parisin e vitit 1981 ishte “mëhalla” ku ishin shtëpitë publike, por edhe lokalet e qejfit me vajzat që vallëzonin për klientët. Në maj të atij viti, pasi Liverpuli fitoi Kupën e Kampionëve në finalen ndaj Realit të Madridit në “Parkun e Princave”, disa prej lojtarëve të të kuqve e morën trofeun me vete dhe shkuan tek Mulliri i Kuq. Këtë e rikujton sot kapiteni i skuadrës së asaj kohe, Fil Tompson, që thotë se ndër lojtarët që shkuan tek “Dritat e Kuqe” ishin Rej Klemens dhe Graem Sunes. Vetë Tompson pati fatin të bëhej një nga kapitenët e Liverpulit që ngriti trofeun, ashtu si Emlin Hjuxh, Sunes, Stiven Xherrard dhe Xhordan Henderson.
Sfidanti.al