Përse Hakimi ishte i vetmi që e dinte për rinovimin e Mbapesë?!

Padyshi që e dinte vetë “i zoti i punës” si dhe presidenti Naser Al Helaifi. Kjo ishte normale, ndërsa me një mesazh e mori vesh edhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez. Gjithsesi, nga lojtarët dhe stafi teknik i Paris SG nuk e dinte askush që Kilian Mbape do të rinovonte kontratën dhe se akordi ishte arritur. Gjithsesi, trajneri Maurisio Poçetino thotë se i vetmi që e dinte në ekip ishte Ashraf Hakimi. Me gjasë, ish-lojtari i Realit dhe i Interit ka përfituar ngaqë ka shoqëri me Mbapenë dhe ky ia ka treguar në mirëbesim. Hakimi e ruajti sekretin, ndërsa Poçetino e mori vesh vetëm gjysmë ore para se gjithçka të bëhej publike. Të paktën, siç thotë vetë.

Sfidanti.al