Laportës i ka ardhur në majë të hundës me veteranët e Barcelonës

Nuk është se ata janë lojtarë të këqinj dhe nuk po e ndihmojnë ekipin. Jo, aspak, pasi futbollistë si Buskets, Pike apo Zhordi Alba kanë qenë gjithmonë titullarë tek Barcelona, me cilindo trajner (Guardiola, Luis Enrike, Valverde, Ksavi). Sidoqoftë, për presidentin Zhoan Laporta prej tyre pritet shumë më tepër se kaq. Laporta është ankuar së fundmi se veteranët, “peshat e rënda” të ekipit, nuk po japin shembullin e duhur si kapitenë, pra si udhëheqës, dhe kjo ka ndikuar në momentet e vështira siç ishte eliminimi nga Liga e Europës përballë Frankfurtit. Nga ana tjetër, Laporta dëshiron të ulë rrogën e tyre për të qenë në rregull me kufizimet financiare për shkak të borxheve. Nuk dihet sesa ata do të pranojnë, dhe pritet një tjetër betejë në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al