Bajerni merr mbrojtësin Kim, Napolit i jepe 58 milionë euro

Një goditje e madhe, që pritet të pasohet edhe nga ndonjë tjetër. Kampionia e Gjermanisë e nisi fushatën e përforcimeve duke shpenzuar jo pak edhe pse bëhet fjalë për një mbrojtës. Kim Min-jae kalon nga Napoli tek Bajerni për 58 milionë euro, ndërsa bavarezët ia trefishojnë rrogën deri në 7 milionë euro në sezon. Një biznes i mirë për të dyja skuadrat, ndërsa kampionia e Italisë e mori koreanojugorin nga Fenerbahçe për 20 milionë euro. Futbollisti 27-vjeçar firmos një kontratë 5-vjeçare, ndërsa pritet zyrtarizimi.

Sfidanti.al