Kombëtarja e Shqipërisë fiton tre vende në renditjen e FIFA

Fitoret në dy ndeshjet e qershorit për eliminatoret e Euro 2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe kanë ngjitur kombëtaren e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Në përditësimin e fundit të klasifikimit botëror, skuadra kuqezi ka fituar tre pozicione dhe mban vendin e 65-të. Një arritje e rëndësishme pas një periudhe aspak pozitive që ishte pasqyruar edhe në këtë renditje. Ndërkohë, Kosova ka humbur një pozicion në klasifikim pas rezultateve negative në dy ndeshjet e qershorit. “Dardanët” e shohin veten në vendin e 108-të. Ndërkohë, renditja e përgjithshme e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Argjentina kampione e Botës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Sfidanti.al