Bajerni fiton Superkupën e Gjermanisë, Levandovski mposht Dortmundin

Më në fund, tifozët janë më të qetë dhe ekipi tregoi se kur vjen puna për trofe, di t’i fitojë ndeshjet. Le t’i harrojmë humbjet e fazës përgatitore, pasi ato ndeshje ishin si shiu i verës, dhe le të përgëzojmë Bajernin e trajnerit Julian Nagelsman që triumfoi në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Dortmundit. Një fitore autoritare 3-1, me epërsi sidomos në konkretizimin e lojës, në gjuajtjet drejt portës ku bavarezët patën 17 ndaj 8 të verdhezinjve. Të mendosh se pasimet ishin thuajse njësoj, po ashtu saktësia në pasime dhe zotërimi i topit. Robert Levandovski shënoi 2 gola dhe Tomas Myler një tjetër, ndërsa për Dortmundin realizoi Marko Rojs. Për Borusian mungoi qendërmbrojtësi Humels dhe kjo ndikoi jo pak.

Bajerni: Nojer, Stanishiç (Sarr 88’), Upamekano, Zyle, Dejvis, Kimih, Gorecka, Gnabri (Toliso 73’), Myler (Musiala 73’), Koman (Sane 49’), Levandovski (Çupo-Moting 88’). Tr. Nagelsman

Dortmundi: Kobel, Paslak (Rajnir 84’), Vicel, Akanxhi, Shulc, Dahud, Belingham (Volf 84’), Rejna (Pashaliç 78’), Rojs, Haland, Mukoko (Malen 58’). Tr. Marsh

Sfidanti.al