Bëhet fjalë për 3 lojtarët që janë aktualisht më të rëndësishmit e skuadrës. Manuel Nojeri, Tomas Myleri dhe Robert Levandovski i përfundojnë kontratat në të njëjtën kohë, në 2023, ndërsa mediat bavareze shkruajnë se klubi po bën çmos që të rinovojë. Shpresat janë që të mos ndodhë si me Zylen, apo me lojtarë të lëkundur si Toliso apo Gnabri. E vërteta është se me Mylerin më në fund ka pasur kontakte të para, dhe se palët kanë respekt për njëra-tjetrën dhe akordi mund të arrihet shpejt. Edhe me Manuel Nojerin mendohet se gjithçka është e mundur të përfundojë pozitivisht, ndërsa më e ndërlikuar gjendja me Robert Levandovskin. Në sipërfaqe po dalin sërish histori të ndryshme lidhur me të ardhmen e polakut, që mund ta vështirësojnë rinovimin, edhe pse Bajerni po nxiton që t’ia dalë mbanë.
Sfidanti.al