Klop: Sa shumë fitore si kjo do të na duhen për titullin!

Ekipi i dha një kënaqësi të madhe, aq më tepër që pati vetëm 3 ditë për të përgatitur ndeshjen, por trajneri i Liverpulit mbeti gjithnjë besnik i filozofisë së tij. Kjo do të thotë vlerësim i ekipit, vlerësim i situatës dhe hedhja e vështrimit menjëherë tek ndeshjet e radhës. Suksesi 6-0 në “Anfild” ndaj Lidsit ishte rezultati më i thellë i sezonit dhe sa ndryshim ka ky Liverpul me atë që humbiste 2-7 në fushën e Aston Vilës edicionin e shkuar. “Rezultate të tilla ndodhin, por nuk e prisja, – tha Jurgen Klopi, – Lidsi pati problem sepse deshi të mbulonte një për një sulmuesit tanë. Salah nuk mbulohet ashtu. Ne kemi 10 ditë deri në ndeshjen tjetër në kampionat, ndërsa do të luajmë një finale dhe një tjetër në Kupë. Sa për kampionatin, janë 3 pikë diferencë deri në fundjavë kur Siti mund të fitojë dhe të bëhen sërish 6. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet, ka një shans për ne. Do ta provojmë”.

Sfidanti.al