Bajern heq dorë nga Kejn, “bavarezët” gati “thesin” për “bomberin” e Juventus

Prej disa javësh tashmë, “bardhezinjtë” e Juventus dhe “blutë” e Çelsit janë në diskutime e sipër për një shkëmbim mes “bomberit” serb, Dushan Vlahoviç dhe atij belg, Romelu Lukaku, mirëpo këtë të hënë duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Pas refuzimit të ofertës prej 100 milionë eurosh për kartonin e Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich duket se do të heqin dorë përfundimisht nga “rekordmeni” anglez dhe do t’i rikthehen “fiksimit” të vjetër të kësaj vere, Dushan Vlahoviç. Në këtë mënyrë buxheti i caktuar për Kane, tashmë do të kalojë i gjithi për sigurimi e shërbimeve të talentit serb dhe sipas kërkesave të Juventus, 80 milionë euro mjaftojnë për të “parakaluar” londinezët e për ta sjellë “bomberin” e “bardhezinjve” në Bundesliga.

 

sfidanti.al