“Veterani” i portës zvicerane, Jan Somer është gati të bëhet lojtar i Interit. Portieri “helvet”, i cili zbarkoi mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas në Milano është duke kaluar testet e zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën me “zikaltërit”.
Jashtë zyrës së Komitet Olimpik Kombëtar Italian në Milano, Somer është pritur nga tifozët e Inter, të cilët kanë mbërritur për foto dhe autografe me lojtarin, i cili së shpejti do të mbrojë “shtyllat” e ekipit të tyre të zemrës. Përsa i përket kontratës së lojtarit, Inter do të derdhë në arkat e “bavarezëve” të Bajern Mynih vetëm 6 milionë euro, për një portier si Somer , teksa kanë bërë gati për këtë të fundit dhe një kontratë 2-vjeçare.
sfidanti.al