Kristjan Asllani është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Fiorentina-s për merkaton verore. Pas largimeve të Adlit, Folorunsho dhe me shumë gjasa edhe Cataldi, skuadra vjollcë kërkon përforcime në mesfushë. Me rikthimin e mundshëm të Stefano Pioli-t në pankinë, klubi po synon të afrojë një mesfushor të ri përkrah Fagioli-t. Asllani, që tek Inter-i ka pasur hapësira të kufizuara, shihet si profili i përshtatshëm për këtë rol. Vlera e kartonit të tij mund të shkojë rreth 14 milionë euro, aq sa Inter-i pagoi për ta blerë nga Empoli në vitin 2022. Pioli kërkon lojtarë me personalitet në mesfushë dhe Asllani përmbush këtë kriter. Përveç tij, në listë është edhe Bennacer, ndërsa në sulm synohet Edin Dzeko.
sfidanti.al