Partizani ka qenë aktiv në merkaton e verës, duke zyrtarizuar tre afrime: Vusal Isgandarli, rikthimin e Xhuliano Skukës dhe mbrojtësin nga Kosta Rika, Carlos Martinez.
Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe pritet të zëvendësojë largimet në prapavijë, veçanërisht në krahun e djathtë.
Klubi po punon për të përforcuar edhe mesfushën, ndërkohë që dëshira është edhe rinovimi me sulmuesin Bintsuka, që mbetet një prioritet pas skadimit të kontratës. Bintsuka ka pasur interes nga Polonia, por Partizani po përpiqet ta mbajë.
Ndërkohë, edhe Egnatia ka lëvizur në merkato duke huazuar për një vit sulmuesin armen Misak Hakobian nga Ararat-Armenia. 21-vjeçari vjen pas një sezoni pozitiv dhe paraqitjes në U-21 me Armeninë. Kjo është lëvizja e dytë në repartin ofensiv për Egnatian, pas afrimit të Kastriot Selmanit.
sfidanti.al