Askush si Guardiola, kalon kuotën e 500 golave me Mançester Sitin

Pep Guardiola e kishte rekordin dhe nuk ishte aspak gjë e vogël, duke kaluar kuotën e 500 rrjetave për 234 ndeshje me Liverpulin në Premier Ligë. Pep Guardiolës iu deshën 207 ndeshje, pra 27 më pak, për të kaluar 500-in dhe tani ka 506 goditje në rrjetë në kampionatin anglez. Po ashtu, skuadra e Pepit ka 33 fitore në Premier në një vit kalendarik, aq sa kishte Liverpuli i vitit 1982, ndërsa mund ta thyejë rekordin me ndeshjen ndaj Njukasëllit. Suksesi i Sitit këtë të martë ishte 7-0 në “Etihad” ndaj Lids Junajtidit. Foden, Grilish, De Brujn, Mahrez, De Brujn, Stouns dhe Ejk ishin autorët e golave në suksesin e radhës që e ngjiti ekipin në kuotën e 41 pikëve ndaj 37 të Liverpulit që ka një ndeshje më pak.

Sfidanti.al