Sa shumë enigma ka një javë kampionati në Superligë. Tirana kryesuese shkon në Laç dhe në fushë zbret “fantazma” e saj , aq sa trajneri Shehi mendon se i vuri kapakun duke pranuar (dhe pa e shpjeguar) deklartën se “ ekipi ka bërë ndeshjen më të dobët të kampionatit”. A ka shans një ekip pretendent për titull të kapet në gjumë, tamam në një fushë “baruti”. Po ky Derbi që i dhamë stadiumin e madh, për një pikatore me tifozë, apo ishte sa për të larguar syrin e keq të ..Foltores politike .
Dinamo humbi Derbin me Partizanin, por tifozët e saj, ata që quhen me ironi “ krushqit e futbollit”, shpalosën një parrullë kundër presidentit të FSHF-së , e cila u hoq me shpejtësinë e dritës , sa përmbajtja e saj është shndërruar në një fjalëkryq. çfarë shkruhej në të, duhet pyetur i zoti i parrullës se as delegati që lexoi nuk e mban mend. Shumë mbresëlënës aksioni i rojeve të sigurisë dhe i delegatit të FSHF-së, kur kujton se gjithë sezonin nuk mbeti nënë dhe motër futbolli pa u sharrë për 90 minuta , madje dhe në kohën shtesë…
Një nga enigmat e javës është edhe rebelimi i Kukësit, golat e të cilit po anulohen për punë centimetrash kur punon dhe kur nuk punon VAR-i. Po e tradhëtojnë Kukësin apo është pjesa ku po “rithemelohet” klasifikimi dhe kjo nuk bëhet pa plagë! Kishim kohë pa e dëgjuar zërin flakërues të Safet Gjicit që na kujton edhe një herë faktin e moçëm se “Meta është arbitër i Laçit”. Këtë e dinim zoti president, por Gjici nuk na thotë se si janë ndarë arbitrat në hartën e trafikut , sepse “çunat e sistemit” i lëshojnë me qera ëngjëjt e tyre. Madje , tani kemi edhe shtesë kati me arbitrat, kemi arbitra në fushë, arbitra në furgonë, “varistët”, që bëjnë sikur flasin me njëri- tjetrin , ndërsa golat miratohen nga lart .. nga .qeveritarët e topit!
Sfidanti.al