Në Shqipëri ishte një idhull i tifozëve të kuq, i aftë të shënonte me forcë edhe në portën e skuadrës së dekadës, Skënderbeut. Kaleb Ekuban ishte një “meteor” në qiellin e futbollit shqiptar, ndërsa pas përvojave në Angli me Lidsin, dhe në Turqi me Trabzonsporin, është stabilizuar tek Xhenoa në Itali. Ose, po përpiqet që të stabilizohet. Pas 11 ndeshjeve pa shënuar, sulmuesi italo-afrikan gjeti golin e parë të sezonit me fanelën kuqeblu të trajnerit Shevçenko. Xhenoa fitoi 1-0 në Kupën e Italisë ndaj Salernitanës dhe golin e vetëm e shënoi 27-vjeçari Ekuban.
Sfidanti.al