Kjo FIFA paska luajtur mendsh! Salah nuk është në ekipin e vitit!

Nuk është se janë pak, por plot 23 futbollistë që do të konkurrojnë për 11 vendet e formacionit të 2021-it. FIFA bëri zgjedhjen e saj duke botuar emrat e këtyre lojtarëve, por mes tyre nuk është njëri nga më të mirët e botës, Mohamed Salah. i vlerësuar si më i miri lojtar i Premier Ligës, nga ata që i kanë shokët të rrallë, egjiptiani nuk u cilësua i denjë për të qenë as në 23-she! Kjo, kur FIFA ka zgjedhur 4 lojtarë të Barcelonës në këtë organikë, pra të një ekipi që po kalon një krizë të thellë dhe që u eleminua edhe nga Championsi. Këta janë De Jong, Buskets apo Zhordi Alba. Nga 4 lojtarë kanë edhe Çelsi dhe Paris SG.

Sfidanti.al