Arshavini është fajtor që Inzagi merr “Tapirin e Artë”

Ishte një dorëzim shumë i veçantë i një çmimi që akush nuk e dëshiron. “Tapiri i Artë”, titull individual i krijuar nga emisioni i famshëm i Mediasetit “Shtrije lajmin” (Strisha la noticia – Striscia la Notizia), i jepet atij që mund të quhet “budallai më i madh”, apo “dështaku më i madh”. Ky Tapir këtë herë iu dha Simone Inzagit dhe ishte një habi, sepse trajneri i Interit është duke shkëlqyer me ekipin e tij në Serinë A, dhe jo keq është në Champions. Pikërisht, Liga e Kampionëve ishte shkaku që u zgjodh Inzagi, dhe kjo sepse Interi doli me “kocka të thyera” nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës. Fillimisht, Interi u çiftua me Ajaksin, por pastaj me Liverpulin dhe “dështaku” u zgjodh trajneri zikaltër, edhe pse shortin e tërhoqi dora e ish-yllit të Rusisë, Arshavin.

Sfidanti.al