Levandovski barazon një tjetër rekord të Mylerit dhe mund ta thyejë!

Në një vit kalendarik ka rekorde golash të skuadrave, por edhe të lojtarëve, dhe ja që në Gjermani këto janë kohët e Bajernit. Pasi theu rekordin e Këlnit për rrjetat në një vit, me 112 deri tani ndaj 101 të vitit 1977, bavarezët kanë një tjetër rekordmen në ekip. Ky është i përhershmi Robert Levandovski që për momentin barazoi arritjen e Gerd Mylerit në 1972, me 42 gola. Polaku ka edhe një ndeshje, atë ndaj Volfsburgut për ta thyer këtë rekord, siç theu sezonin e kaluar rekordin e golave në një edicion të Bundesligës me 41 ndaj 40 të “Bomberit të Kombit”. Sulmuesi 33-vjeçar ka 295 gola në Bundesligë në karrierë, end larg rekordin të Mylerit me 365. Bajerni ka 40 pikë në 16 ndeshje ndaj 31 të Dortmundit në 15 ndeshje.

Sfidanti.al