Ëndrrat për të marrë Erling Halandin mund të jenë shumë të bukura, por duket se është e pamundur të jenë të realizueshme. Barcelona ka probleme kaq të mëdha financiare saqë duhet të mendojë sesi të shpëtojë “thërrime”, dhe jo që të thurë plane për të shpenzuar 70-80 milionë euro për yje të mëdhenj si Halandi. Lajmet nga Katalonja janë që në “Kamp Nou” nuk mund të investojnë as 10 milionë euro për Jusuf Demirin, lojtarin e dhënë hua nga Austria e Vjenës. Talenti i ri ka shkëlqyer, por Barcelona do ta lerë në stol për 6 javë në mënyrë që të mos plotësohet klauzola që e detyron ta marrë me 10 milionë euro. Klauzola është që ky detyrim do të ishte nëse Demiri do të luante 10 ndeshje përpara janarit.
Sfidanti.al