Nëse Superliga do të jetë një revolucion, i destinuar të ndryshojë futbollin, një aspekt do të mbetet i pandryshuar. Prania e arbitrave. Sepse siç e dimë, një ndeshje luhet me dy skuadra, por pa arbitrin jo, thjesht nuk mund të luash. Pra, në këtë pikë do të jetë interesante të kuptojmë se si dhe ku A22 Sports synon të gjejë zyrtarët për ndeshjet që do t’i japin jetë tri Ligave: Star, Gold dhe Blu.
A është e mundur të përdoren arbitrat e tanishëm me kohë të pjesshme, në mënyrë që ata të ndajnë angazhimet mes veprimtarive “tradicionale” të UEFA-s dhe atyre të organizuara nga Superliga? Teorikisht po, sepse filozofia që frymëzoi edhe vendimin e gjykatës, vë theksin tek liria e “lëvizjes”, si për futbollistët ashtu edhe për arbitrat, të cilët konsiderohen anëtarë të regjistruar. Drejtuesit e ndeshjeve nuk kanë një kartë në pronësi të një klubi, por në çdo rast ata janë të lidhur me shoqatën e tyre e cila nga ana e saj është e lidhur me Federatën e vendit përkatës si dhe me UEFA-n e FIFA-n. E megjithatë nëse do të bazohemi në vendimin e fundit të Gjyaktës Evropiane të Drejtësisë, askush nuk do të jetë më në gjendje të kufizojnë zgjedhjet e individëve.
sfidanti.al