Sabit Bilali largohet nga Partizani pasi ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kampion të vendit. Ka qenë vetë klubi që përmes faqes zyrtare jep lajmin për mbylljen e bashkëpunimit mes palëve. Bilali iu bashku Partizanit gjatë merkatos së dimrit të shkuar dhe me ikjen e trajnerit Zoran Zekiç, hapësirat në ekip erdhën duke u tkurrur, madje në javët e fundit as nuk është grumbulluar nga trajneri Arbër Abilalaliaj. Ja njoftimi i klubit Partizani në lidhje me “divorcin” me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut:
“𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐒𝐀𝐁𝐈𝐓 𝐁𝐈𝐋𝐀𝐋𝐈
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Sabit Bilalin. Mesfushori 26-vjeçar dhe klubi kanë ndërprerë sot me mirëkuptim kontratën mes tyre. Partizani falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion i Shqipërisë.
sfidanti.al