Fitorja 5-0 e Vllaznisë ndaj Skënderbeut dhe triumfi i Dinamos në Durrës kundër Teutës mbyllin vitin 2023 për 4 skuadrat e Superiores që këtë sezon kanë objektiva tërësisht të ndryshëm. Durrsakët e Edi Martinit nuk arrijnë të shkëputen nga fundi dhe disfata me Dinamon është tregues se këtë sezon mund ta kenë shumë të vështirë t’u japin zgjidhje problemeve e tashmë rrezikojnë seriozisht rrëzimin në të Parën pas më shumë se 3 dekadave mes më të mirëve. Rikthehet Dinamo pas dy zhgënjimeve dhe bashkë me ekipin e Mehmetit edhe Vllaznia që shkatërron Skënderbeun dhe e bën më të fortë betejën për vendin e katërt që projekthet e ashpër deri në fund të sezonit. Tashmë me Egnatian të sigurt kampione dimri, viti që po lëmë pas do të heqë edhe pak pikëpyetje me tre ndeshjet e fundit ku Tirana, Partizani, Laçi, Erzeni dhe Kukësi do të ulin siparin e 12 muajve shumë intensivë por me përgjigje të pjesshme nga pjesa e parë e sezoni.
sfidanti.al