Në Los Anxhelos ndoshta patën menduar për të. Një Janis Antetokumbo në krah të Lebron Xhejmsit dhe Entoni Dejvisit do të ishte kaq shumë saqë nuk do të kishte konkurrencë në NBA. Besohet se jo vetëm Miluoki, por as klubet e tjerë nuk deshën që kjo të ndodhte. Përfundimisht, ylli me origjinë afrikane dhe me pasaportë greke vendosi të qendronte aty ku ishte, nëpërmjet kontratës më të madhe në historinë e basketbollit amerikan, prej 228.2 milionë USD në 5 vjet (mbi 45.6 milionë USD në sezon). Përveç Lejkërsave, Antetokumbon e donin edhe ekipe të tjerë, ndoshta Golden Stejti apo Bostoni, por asnjëra prej këtyre nuk ndodhi. Nuk dihet nëse një nga yjet më të mëdhenj të basketbollit vitet e fundit do të mundë të arrijë ëndrrën e tij të madhe, me gjasë edhe më të madhe sesa rroga që sapo fitoi, atë për titullin kampion në NBA.
Sfidanti.al