Shakira revolucionin Instagramin me foton e fundit: Kur vjen mesnata…

Këngëtarja që ka miliona ndjekës në rrjetet sociale iu drejtua rrjeteve sociale për të postuar një foto spektakolare ku ajo është e veshur me një fustan elegant me ngjyrë të artë. ‘Unë, kur vjen mesnata-shkruante artistja kolumbiane pranë fotos së saj dhe suksesi te ndjekësit ishte i madh. Në vetëm disa orë, fotoja e Shakirës mori më shumë se 2.4 milionë pëlqime.

Në 4 dhjetor, Shakira publikoi këngën e saj të re ‘Girl like me’ në bashkëpunim me grupin e njohur Black Eyed Peas.

‘U argëtova me këtë, shpresoj që të argëtoheni edhe ju duke e parë shumë herë sic bëmë ne pasi e xhiruam-shkruante 43 vjecarja. Fansat e kolumbianes nuk ngurruan të nisin imitimet e lëvizjeve të saj dhe në këtë pikë ishte dikush që ra në sy në rrjetet sociale. Vajza e madhe e Ivan Rakitic, Adara, është një fanse pa kushte e Shakirës dhe nëna e saj Raquel Mauri publikoi në Instagram pamjet e vogëlushes teksa kërcën këngën e re të Shakirës. ‘Bjondia ime duke kërcyer për idhullin e saj Shakira-shkruante bashkëshortja e mesfushorit kroat.Vajza e Rakitic ka lënë përshtypje në rrjetet sociale teksa imitonte lëvizjet e Shakirës.

Sfidanti.al