Joao Felix është shënjestër merkatoje. Sipas Calciomercato, futbollisti portugez vazhdon të ngjallë interesin e klubeve të mëdha evropiane dhe tani janë Interi dhe Juventusi që po bëjnë lëvizjet e tyre për nënshkrimin me të. Por problemi në këtë pikë është aspekti ekonomik që nuk ndihmon aspak klubet që të bëjnë ofertat e tyre në mënyrë që të bindin Atletico Madrid që të lejojë portugezin të largohet nga Los Colchoneros
Për të zgjidhur këtë problem, klubet mund të propozojnë shkëmbime mes yjeve të futbollit. Gjithnjë sipas Calciomercato,Interi do të pranonte një shkëmbim mes Felix dhe Lautaro Martinez, që Atletico e kërkonte që kur argjentinasi ishte pjesë e Racing Avellaneda, ndërsa Juventus do të shkëmbente Paulo Dybalën me portugezin
Ky i fundit ende nuk ka rinovuar kontratën me Zonjën e Vjetër dhe situata ‘hiq e mos e këput’ vazhdon. Sipas Agnellit, Dybala e ka një ofertë në tavolinë dhe klubi pret përgjigjen. Nëse do të jetë negative atëherë Dybala do të përdoret si mjet shkëmbimi. Përsa i përket Lautaro Martinez, argjentinasi ishte shumë pranë kalimit te Los Colchoneros dhe në muajt e fundit ishte edhe në axhendën e Barcelonës që duhej të hiqte dorë nga blerja e tij për arsye ekonomike.
Sfidanti.al