Mediat spanjolle, dhe ato europiane nuk kanë asnjë dyshim. Klubi katalanas ka bërë zgjedhjen e duhur duke i dhënë pikërisht Ansu Fatiut fanelën me numrin 10 që mbajti deri pak javë më parë Lionel Mesi. Adoleshenti i shkëlqyer, edhe pse vetëm 17 vjeç, duket si njeriu i vetëm që ka klasin dhe forcën mendore për të përballuar një barrë të tillë, sepse bluza e Mesit ka një peshë të jashtëzakonshme.
Pavarësisht problemeve me trajnerin Ronaldo Kuman, sërish në klub gjykojnë se skuadra e ka talentin për ta marrë veten sa më shpejt gjatë sezonit dhe për t’u kthyer tek lavdia e dikurshme. Natyrisht, nuk ka më numra 10 si Mesi apo dikur Rivaldo e Ronaldinjo, nuk ka më Ksavi e Iniesta, apo Nejmar, por ka një brez të ri që mund të bëhet po aq i mirë. Ja formacioni i momentit te katalanasit: Ter Shtegen, Dest, Pike, Erik Garsia, Zhordi Alba, De Jong, Buskets, Pedri, Dembele, Ansu Fati, Depai.
Sfidanti.al