“Topçinjtë” e Mikel Artetës kanë qenë një zhgënjim i vërtetë këtë sezon, duke vendosur rekordin për nisjen më të keqe të edicionit në histori, veçse ka lajme të mira edhe nga klubi në “Emirejts”. Arsenali arriti një fitore të madhe, 3-2 në derbin ndaj Çelsit, por këtë e bëri në Premier Ligën e femrave. Kjo ishte ndeshja e parë e vitit dhe Bet Mid (Mead) shënoi dy gola për vajzat e Arsenalit. Kjo ishte një e papritur e madhe sepse Çelsi është kampion në fuqi dhe cilësohet pretendent i madh, së bashku me Mançester Sitin, por ja që futbolli ndonjëherë nuk pyet për pretendentë.
Sfidanti.al