Bajerni mendohej të ishte më i liri, por nuk është, e gjithsesi, rekordi për shtrenjtësinë e biletave në Ligën e Kampionëve mbahet nga klubet spanjolle. Barcelona, ndoshta e detyruar nga kriza e rëndë financiare, ka çmime nga 115 deri në 365 euro për çdo biletë. Atletiko e Madridit attin nga 125 në 275 euro, ndërsa klubet e tjerë janë më poshtë. Milani shkon nga 69 në 200 euro, Interi nga 48 në 130 euro, Bajerni nga 34 në 130 euro. Në Angli nuk janë aq shumë shtrenjtë sa mendohej. Mançester Siti ofron lirë, nga 23 deri në 52.5 euro, Liverpuli nga 10 në 70 euro, ndërsa Çelsi është më i kushtueshëm duke nisur nga 75 euro.
Sfidanti.al