Bejl shënon 3 gola për Uellsin, por pastaj sulmon UEFA-n

Kur ishte herën e parë në Madrid, hodhi një parullë në rrjetet sociale duke krijuar polemika. Garet Bejli shkruajti atëherë “Uellsi, golfi dhe Reali”, diçka që nuk u prit aspak mirë nga tifozët madrilenë, ndërsa ka deklaruar më pas se do ta mbyllë karrierën në fund të këtij sezoni. Duket se golfi do të mbetet pasioni i tij i pashuar, por përsa kohë luan futboll, nuk mund të mbetet prapa kombëtarja e Uellsit. Bejli ishte i shkëlqyer në ndeshjen në fushën e Bjellorusisë, për eleminatoret e Kupës së Botës, duke shënuar 3 gola në fitoren 3-2, veçse më pas ishte tepër kritik me UEFA-n. “Nuk e kuptoj sesi na detyrojnë të bëjmë kaq shumë kilometra për të luajtur një ndeshje, ndërsa pas 3 ditësh do të kemi një tjetër sfidë vendimtare me Estonin”, – tha Bejli. Ndeshja u luajt në qytetin e largët rus të Kazanjit, që është rreth 3500 km larg Kardifit, pra kombëtarja uellsiane u detyrua të bënte rreth 7 000 km vajtje ardhje. Bejli ka tani 98 ndeshje për Uellsin dhe ka shënuar 36 gola.

Sfidanti.al