Kritikat austriake për Alabën mund të dëmtojnë edhe Realin

Nuk ka kaluar pa pasoja humbja e rëndë e kombëtares së Austrisë në Izrael për eleminatoret e Botërorit. Rezultati 2-5 ishte tepër i thellë për t’u konsideruar si “edhe mund të ndodhë”. Në qendër të kritikave të mediave ishte sidomos kapiteni David Alaba, ylli i sotëm i Realit të Madridit dhe ish-ylli i Bajernit. “Pesë lojtarë nuk ekzistonin fare në fushë, – shkruan “Kronen Cajtungu”, – ata dështuan totalisht. Këta lojtarë ishin Alaba, Hintereger e Shëp mbi të gjithë, por edhe dy të tjerë. Alaba ishte në çdo cep të fushës, por askund nuk ishte në formë efektive. Gaboi një mundësi të madhe me goditje dënimi, dhe nuk bëri asgjë për të qenë”. Në Madrid ekziston frika se këto kritika të ashpra mund të ndikojnë psikologjikisht tek qendërmbrojtësi që ende duhet të përshtatet me ekipin.

Sfidanti.al