Shpresat për titull janë të gjitha në këmbë, pasi diferenca në renditje është vetëm 3 pikë. Gjithsesi, e vërteta është që për kampionin e botës në fuqi në Formula 1, Ljuis Hamilton, gjithçka është në malore, pas dy Çmimeve të Mëdha që u zhvilluan pas pushimeve të gushtit. i pari në Belgjikë pati vetëm 2 xhiro, ndërsa ky në Holandë ishte i plotë dhe përfundoi me fitoren e Maks Verstapenit e të Red Bullit, ndaj anglezit dhe Mercedesit. “Ata bënë një punë më të mirë se ne, në kuptimin e plotë të fjalësh, – tha Hamiltoni 36-vjeçar, – ata ishin më të shpejtë se ne, dhe unë nuk mundesha të bëja shumë për të zvogëluar këtë diferencë. Duhej të kishim qenë të përsosur në çdo gjë që të kishim ndonjë shans fare të vogël për të fituar. Ata janë një hap përpara nesh”. Kur janë zhvilluar 13 gara, holandezi ka 7 fitore ndaj 4 të Hamiltonit.
Sfidanti.al