Presidenti ka qenë i qartë, edhe pse këto fjalë mund të mos mbeten të shkruara me bojë që nuk fshihet kurrë. Andrea Anjeli deklaron se tek Juventusi llogaritë bëhen në fund, dhe jo në sezon e sipër. “Nëse duhet të themi një pikë në horizont, kjo do të thotë në fund të sezonit, – tha ai, – kështu është tek Juventusi. Më vjen turp për këtë që po vjen. Duhet të reagojmë për tifozët tanë që e kanë të vështirë të dalin në rrugë. Jam shumë i zemëruar, por edhe i ndërgjegjshëm se faji nuk mund të jetë vetëm i një njeriu”. Anjeli thotë se tek Juvja punojnë 80-90 vetë, staf, lojtarë dhe të tjerë, dhe secili duhet të bëjë punën e tij.
Sfidanti.al