Mediat angleze shkruajnë: Nuk ka festë pa Halandin!

Mançester Siti nuk u duk aspak i plotfuqishëm në fushën e FC Kopenhagenit, në një ndeshje të kalueshme Championsi, e ndoshta sepse ishin mësuar keq që golat duhej t’i shënonte sulmuesi i tyre kryesor, Erling Halandi. Ose, që të patën, të ishte ai në fushë për të trembur kundërshtarët. Trajneri Pep Guardiola zgjodhi që 22-vjeçari të lihej në stol, të pushonte përpara ndeshjes shumë të vështirë të fundjavës në Premier Ligë në “Anfild” ndaj Liverpulit. Guardiola nuk e aktivizoi për asnjë arsye gjigandin e tij, ndoshta edhe sepse Man. Siti mbeti me 10 lojtarë që në 30’ kur Sergio Gomez doli me të kuqe. Rijad Mahrez humbi penallti, ndërsa një gol iu anulua Rodrit për protestat e anglezëve. “Jo, Haland, jo festë”, shkruan “Deili Meil”, ndonëse Siti nuk rrezikon asgjë në Champions.

Sfidanti.al