Anglia shpikëse e futbollit, Spanja shpikëse e futbollit modern

Në dy ndeshjet e ditës së djeshme, Anglia dhe Spanja siguruan biletat për në fazën çerekfinale të Euro 2024 por në kontrast të plotë me britanikët, skuadra iberike i tregoi botës se është një kameleon i vërtetë. Një nga ekipet më të reja të këtij kompeticioni por jo vetëm, në fushë duket një nga më ekspertët. Spanja të argëton dhe asnjëherë nuk bie në panik sepse lëvizjet lojtarët i dinë përmendësh. Askush nuk mund të thotë që nuk është shkolla tika taka por të gjithë mund të thonë gjithashtu që është edhe diçka më shumë se sa stili i Guardiolës. Spanja dje i tregoi botës që futbolli është aty i shpikur nga anglezët por ashtu si konkuistadorët shumë shekuj më parë, guxon ta zbulojë në kohët tona me një version ta panjohur. Nëse skuadra e Southgate propozoi sërish futbollin klasik me pika referimi, topa të gjatë, shumë frikë dhe lodhje, “makineria” iberike nxorri në pah madhështinë e kësaj loje që tashmë e ka kthyer në art.

Nga Pirro Bardhyli