Liverpooli e ka turpëruar Arsenalin në “Anfield”, duke e mposhtur 4:0 në një ndeshje ku dëshpëroi Granit Xhaka.
Liverpooli ka dhuruar spektakël në “Anfield”, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë 4:0, shkruan Gazeta Express.
Roberto Firmino (17’), Sadio Mane (40’), Mohamed Salah (57’) dhe Daniel Sturridge (78’) shënuan për fitoren mbresëlënëse të Liverpoolit, që ia shkaktuan Arsenalit humbjen e dytë me radhë.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u vlerësua Roberto Firmino, derisa bie në sy paraqitja jo e mirë e Granit Xhakës, që u vlerësua si një ndër më të dobëtit në këtë ndeshje.