Emocione në Begjikë, Mick Schumacher, xhiro nderi për të atin Michael

Një moment i vecantë u përjetua në pistën e SPA përpara fillimit të garës që në fund u fitua nga Hamilton. Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher mori drejtimin makinën Beneton B194 të të atit për të kryer disa xhiro. Makina është pikërisht ajo më të cilën Michael Schumacher fitoi titullin e tij të parë botëror në Formula 1 në vitin 1994,ndërkohë që gara e Belgjikës është edhe suksesi i parë i Michael në këtë kampionat në karrierë. Me këtë rast, Mick Schumacher kishte vënë në kokë një kaskë të vecantë; gjysma e saj kishte ngjyrat që përdorte i ati, ndërsa gjysma tjetër ishte me ngjyrat e vetë pilotit të ri që në fund theksoi se ndjeu emocione të forta teksa përjetoi këtë moment.

sfidanti.al