Është një Chelsea ‘Made in Spain’; Fabregas e Morata i japin fitoren 2-0 ndaj Evertoni

Spanja vendos fatin e Chelseat në ndeshjen e radhës së Premier League ndaj Everton. Në Stamford Bridge, Blutë e Londrës që ende nuk e kanë Eden Hazard në dispozicion iu imponuan Evertonit të Wayne Rooney me anë të Cesc Fabregas dhe Alvaro Moratës që shënuan në suksesin 2-0 të londinezëve. Fillimi i sfidës ishte inkurajues për Evertonin që me kalimin e minutave e pa veten t’i fikeshin dritat në fushën e lojës. Në minutën e 27, Fabregas i dha goditjen e parë skuadrës nga Liverpooli me një goditje fluturimthi pas një pasimi të Moraës. Në minutën e 40, Morata ishte ai që ndëshkoi Evertonin me një gjuajtje me kokë pas pasimit të spanjollit tjetër, Azpilicueta. Një sukses ky që e con Chelsean vetëm 3 pikë larg kryesuesve të kampionatit anglez, Manchester United.

sfidanti.al