Ançeloti-Simeone, një rivalitet që rikthehet pas 6 vjetësh

Ishin dy sezone të shkëlqyer për këta trajnerë që kanë emër të madh. Karlo Ançeloti e Diego Pablo Simeone do të jenë sonte përballë në “Santiago Bernabeu” në derbin e Madridit në ligën spanjolle, sfidë që luhet në orën 21:00. Në 2013-2014 dhe në 2014-2015 ishin përballë dhe spikati sidomos sezoni i parë, pasi i dyti u dominua nga Barcelona e trajnerit Luis Enrike. Në 2013-2014, Reali i Ançelotit fitoi Championsin e 10-të në histori pikërisht në finalen ndaj Atletikos së Simeones. Nga ana tjetër, Atletiko fitoi kampionatin spanjoll. Në total, 4 trofe për italianin dhe 2 për argjentinasin, ndërsa në ndeshjet direkte, “El Çolo” ka një epërsi të lehtë me 5 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.

Sfidanti.al