Për 3 javë, sezoni do të jetë i ndaluar për Realin. Ekipi madrilen nuk do të ketë ndeshje për shkak të sfidave të kombëtareve, por edhe për shkak të karantinës për lojtarët që vijnë nga Amerika e Jugut. “El Klasiko” ndaj Barcelonës ka kohë (është ndeshja e radhës), ndërsa një lojtar që mund të jetë vendimtar është Eden Hazar. Ylli me numrin 7, me gjasë më i talentuari i ekipit, dalë nga dalë po kthehet në formën e tij më të mirë, dhe shpresa është që ai t’i afrohet formës që pati tek Çelsi dhe që e bindi presidentin Florentino Perez të shpenzonte jo pak, por nja 150 milionë euro për të. Deri tani, superylli belg nuk ka qenë vetvetja në “Bernabeu”, por nëse nuk ka shqetësime fizike, do të ishte në nivele “qiellore”. Bashkë me kthimin e lojtarëve nga dëmtimet, si Bejl e Mendi, apo me rikthimin në formë të Valverdes, Kasemiros, Krosit e Modriçit, Ançelotit mund t’i bëjë punë Hazari. Po ashtu, pa dëmtime, trajneri nuk do të ndryshonte pozicionet e lojtarëve aq shumë sa ka bërë me Valverden, Alabën apo Lukas Vaskezin.
Sfidanti.al